24 Dhjetor 2024

Hapet panairi "Ditët e Biznesit të Vogël"

Prishtinë, 29 nëntor - Sot u hap Panairi ‘Ditët e Biznesit të Vogël’ në Qendrën e Panaireve në Fushë-Kosovë, organizuar nga Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve), agjenci e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në partneritet me Odën Ekonomike të Kosovës.

Granit Berisha, kryeshefi i Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve, tha: “Ne sot gjindemi në një bashkëpunim me partnerë të ndryshëm të niveleve të ndryshme për të treguar se sektori privat luan rol të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit privat,” tha Berisha.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë sot se Top prioritet i Qeverisë së republikës së Kosovës është rritja ekonomike e cila duhet te realizohet përmes sektorit privat.

Duka folur në hapjen e Panairit Ditët e Biznesit te Vogël 2011 “ qe organizohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  dhe Oda Ekonomike e Kosovës, ministri Hamza tha se sektori publik do të jetë ndihmues dhe kontribuues ne rritjen ekonomike përmes krijimit të ligjeve dhe infrastrukturës publike.

“Për me arrit rritjen ekonomike e cila do te ndikoje ne uljen e papunësisë, ne zbutjen e varfërisë, ne zhvillimin ekonomik, ne mirëqenien sociale te qytetareve ne jemi ne vazhdën e reformave dhe këto reforma kane te bëjnë me politikat fiskale. Ju e dini qe gjate viteve te kaluara ne e kemi ulur tatimin ne fitim te korporatave, ne tatim ne te ardhurat individuale. Jemi në vazhdën e reformave dhe këto ditë kemi nënshkruar vendimin për uljen e normave te kamatave te cilat administrata i aplikon me rastin e vonesës ne pagesën e tatimeve”, tha ministri Hamza.

Gjithashtu  kemi zvogëluar numrin e dokumenteve te cilat janë te nevojshme për eksportin dhe importin e mallrave nga 9 dokumente e kemi sjell ne 3, kemi plotësuar numrin e anëtarëve te bordit te për rishqyrtimin e ankesave, jemi ne rrugën e riformimit te këtij bordi dhe para neve është edhe një  liste e gjere e punëve te cilat ne duhet ti bëjmë si institucione te Kosovës me qellim qe juve te ju mundësojmë dhe lehtësojmë punën qe ju e bëni dhe te kontribuoni edhe për juve edhe për familjet e juaja por te kontribuoni edhe për shtetin, tha me ketë rast ministri Hamza .

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se me këtë panair promovohet dialogimi, bartja dhe transferi i teknologjisë dhe sistemeve KNOW-HOW.

“Sot është një qasje e re dhe një vizion i ri qe me siguri do te jete model se si duhet te përkrahen ndërmarrjet e vogla dhe te mesme kudo ne bote po edhe ne Kosove”.

Ai tha se nga shënimet qe i kishte shihet se ne Evrope janë 23 milion ndërmarrje te vogla qe punësojnë afër 90 % te te punësuarve dhe vlerësoi se rrugëtimi i Kosovës drejte integrimit politik duhet te filloj nga integrimi ekonomik dhe qasja dhe përkrahja e ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme, që janë alternativa e vetëm qe ta krijohet qëndrueshmëri dhe ekonomike edhe sociale.

Ndërsa Garland Boyette, përfaqësues i projektit të BE-së në mbështetje të Agjencisë për Mbështetjen e NVM-ve, tha se “Gjatë këtij projektit kemi dëgjuar nga komuniteti i biznesit se cilat janë brengat e tyre për ambientin e biznesit, dhe në të njejtën kohë kemi parë se si përfaqësuesit e institucioneve dialogojnë me bizneset”.

Boyette shtoi se aktivitete si ky panair Komisioni Evropian i sheh si pjesë e procesit të integrimit Evropian.

Panairi, i cili do të jetë i hapur deri të premten (2 dhjetor) është një mundësi e mirë për t’u informuar mbi atë se cka po bëhet si mbështetje në Kosovë për sektorin privat nga institucionet, shoqatat e biznesit, donatorët dhe bizneset e mëdha.

Ndërsa në përgjithësi, në kuadër të ‘Ditëve të Biznesit të Vogël 2011’ janë shpërblyer NVM-të kosovare që kanë treguar ngritje të konkurrentshmërisë gjatë periudhës 2009-2010.

Poashtu, projekti promovon konceptin e ndërmarrësisë si koncept karriere përmes garës së ideve të biznesit, e cila është e hapur deri më 17 janar të vitin 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)