Hapet me rënie bursa e Wall Street-it
SHBA, 9 shkurt - Eshtë hapur me një rënie të lehte bursa e Nju Jorkut. Në Wall Street, Down Jones ka shënuar -0.21 përqind, ndërsa Nasdaq -0.01 përqind. Lajmin e bëjnë të ditur mediat amerikane.
Ndërkohe, çmimi i naftës në bursat në fjalë e ka nisur me një ngritje. Ari i zi ka fituar 13 të qindat, duke shkuar në 71.32 dollarë për fuçi.
Burimet shtojnë se është ende e pasigurtë rruga që do të marrin shifrat në fjalë gjatë ditës.