23 Dhjetor 2024

Hapet "Java e Biznesit Kosovar 2011"

Prishtinë, 27 shtator - Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), hapi sot në Prishtinë “Javën e Biznesit Kosovar 2011” që është i nënti me radhë.

Udhëheqësit e AKB-së ftuan qytetarët që të konsumojnë produkte vendore, ngase ato janë të sigurta dhe cilësore.
 
Mbi 70 kompani me 1 mijë e 500 produkte të ndryshme vendore, kanë ekspozuar produktet në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, në projektin tashmë tradicional “Java e Biznesit Kosovar 2011”.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini tha se “Java e Biznesit Kosovar 2011”, do të shërbejë për të rritur më shumë vetëdijen konsumuese për prodhim vendor.

“AKB ka kënaqësinë për t’i ofruar konsumatorit një zgjedhje të mirë që i mungon konsumatori tash e sa vite, dhe ajo zgjedhje është prodhim vendor. Kompanitë të cilat sot janë këtu janë të besueshme dhe ofrojnë një siguri dhe cilësi për konsumatorin dhe ne si konsumator duhet t’ua kthejmë këtë besim kompanive dhe prodhuesve duke i konsumuar produktet”, tha Shahini.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, tha se promovimi i vlerave dhe prodhimeve ekonomike vendore janë investimi më i mirë i vendit.

“Është obligim i secili prej nesh që të japim kontributin tonë për zhvillimin e prodhimit dhe për rritjen e eksportit. Këto aktivitete janë një shembull i mirë sesi mund t’i konsumojmë ato dhe të japim kontributin tonë për rritje të prodhimit."

"Rritja e prodhimit rrit mirëqenien e qytetarëve, rrit mundësinë për edukim më të mirë dhe për përforcim të Kosovës edhe në nivel rajonal”, tha Beçaj.

Java e Biznesit Kosovar 2011, do të vazhdoj me aktivitete të ndryshme nëpër disa qytetet të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë dhe me 1 tetor në Mitrovicë, ku dhe përmbyllet Java e Biznesit Kosovar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)