Hajrizi: Qytetarët nuk kanë besim tek produktet vendore
Prishtinë, 30 nëntor - Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), sot organizoi konferencë me temën Mbrojtja e Konsumatorit 2012- 2014.
Në këtë konferencë u bë publike Korrikula për mbrojtjen e konsumatorit si dhe u diskutua mundësi për integrimin e kësaj korrikule në programet studimore.
Besueshmëria e qytetarëve në produkte vendore është në nivel të ulët, thuhet në një hulumtim të bërë nga Universiteti për Biznes e Teknologji (UBT).
Për shtimin e besueshmërisë, nevojitet krijimi i një trupi të besueshëm që e vlerëson kualitetin dhe shumica e qytetarëve të Kosovës, bazuar në një hulumtim të UBT - së, nuk kanë besim tek produktet vendore, tha Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Në bazë të rezultateve të hulumtimit shihet se besueshmëria e qytetarëve është e ulët për produktet kosovare. Mendohet se nuk ka siguri të mjaftueshme, nuk ka kontroll të mjaftueshme të atyre produkteve dhe nuk ka traditë të gjatë.
Për të ndihmuar shtimin e besueshmërisë, Presidenti i UBT-së z. Hajrizi ka prezantuar dy iniciativa. Iniciativën për Quality Kosova QK, një trup vlerësues për cilësi, si dhe iniciativën për zhvillimin e Kurrikulës, për mbrojtjen e konsumatorit.
Anëtarja e Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorëve, Lumnije Ajdini, prê t që Kurrikula në Institucionet Arsimore të fillojë nga viti i ardhshëm:
Mendojmë që në vitin 2012 vetëm të fillojmë ti kemi kurrikulat dhe shpresojmë se shumë shpejt të hyjnë në implementim në të gjitha institucionet arsimore.
Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve 2010-2014, program i hartuar nga Ministria e Tregëtisë dhe Industrisë MTI, u prezantua nga Izer Arifi, kryesues për mbrojtjen e konsumatorëve të Kosovës.
Në konferencë morën pjesë edhe përfaqësuese të institucioneve publike vendore dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si dhe profesor universitarë të lëmisë së ekonomisë dhe inxhienerisë , dhe shprehen opinione të ndryshme lidhur më këtë temë.