Greqia nxjerr në treg letra me vlerë prej 1.3 miliardë euro

Athinë, 20 mars - Greqia nxorri në treg letra me vlerë me një shifër prej 1,3 miliardë euro për tre muaj me një normë interesi prej 4,05 për qind, e pandryshuar në krahasim me emetimin e mëparshëm të ngjashëm, njoftoi Agjencia greke e Borxhit (PDMA).
Gjatë emetimit të fundit, më 12 shkurt, vendi nxorri në treg letra me vlerë me të njëjtën shifër për një normë interesi të barabartë prej 4,05 për qind.
Ky emetim është pjesë e programit të emetimeve të rregullta afatshkurtra të vendit për të përmbushur nevojat aktuale.