22 Dhjetor 2024

Greqia mbeti pa karburant

Athinë, 28 korrik - Greva e kontrollorëve grekë ndikon keq në planin për fluturime në qiellin e Athinës, ndërsa për shkak të protestave të vozitësve të kamionëve, stacionet e benzinave mbetën pa karburant.

Të hënën u vonuan 42 fluturime, ndërsa kontrollorët e kufizuan edhe numrin e fluturakeve që hyjnë në hapësirën ajrore greke, transmetoi Danas.hr.

Sindikata kryesore punëtorë prej fillimit të shkurtit mbajti një varg grevash kundër masave  qeveritare për kursim dhe reformat që Qeveria i kontraktoi me Bashkimin Evropian (BE) dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) prej të cilave Greqia fitoi 110 miliardë euro ndihmë.

Greva goditi sektorin turistik – njëri prej faktorëve kryesorë për zhvillimin e ekonomisë greke.

Rende të gjata të makinave mund të vërehen para stacioneve të benzinave në disa qytete të vendit ku protestojnë vozitësit e kamionave.

Mijëra vozitës të hënën mbushën rezervuaret me karburant duke parashikuar mungesë të karburantit.

Kamionistët kundërshtojnë reformat që janë harmonizuar me rregullativat e BE-së, ndërsa qëllimi i të cilave është vendosja e konkurencës në këtë sektor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)