22 Dhjetor 2024

Greqia ka para vetëm edhe për 22 ditë

Athinë, 28 prill - “Kemi para vetëm për 22 ditë”. Kështu ka deklaruar ministri grek i Financave, Jorgo Papaconstantinou, i cili gjatë një fjalimi në Parlament ka theksuar se Greqia s’kishte rrugë tjetër vecse të pranonte ndihmën nga FMN dhe BE.

“Ekziston një datë e rëndësishme, 19 maji, kur duhet të shlyejmë miliarda euro borxh. Deri atëherë kemi lekë, por më pas nuk e dimë”, ka pohuar Papaconstantinou.

Pikërisht në momentet kur Athina po negocion me FMN dhe BE, ministri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë nga ardhja e këtyre borxheve.

Por edhe në këtë drejtim shteti helen po has probleme për shkak të kundërshtimeve të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila ka deklaruar se Greqia duhet të tregojë se ka aftësi të rikthehet në rrugën e duhur.


Komisioni Evropian ka paralajmëruar edhe një herë për nevojën e ndihmave të shpejta financiare për Greqinë e cënuar nga falimentimi.

Zëvendëspresidentja e BE-së dhe komisarja për Drejtësi Viviane Reding paralajmëroi nga mundësia e efekteve zinxhir me pasoja katastrofale ekonomike për tërë Evropën, në qoftë se nuk ndihmohet qeveria në Athinë.

Kjo vlen në radhë të parë për Gjermaninë, bankat e së cilës janë garantët kryesorë. Ministri grek i Financave Giorgos Papakonstantinou tha se vendi i tij deri më 19 mai ka nevojë për ndihma në vlerë prej nëntë miliardë euro.

Kancelarja  gjermane Angela Merkel dhe ministri i Financave Wolfgang Schäuble kanë deklaruar se vendimi për ndihma financiare do të merret pas përfundimit të negociatave mes BE-së, FMN-së dhe qeverisë greke.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)