Greqia fillon blerjen e naftës nga Irani
Athinë, 26 janar - Në marrëveshjen e parë të këtij lloji pas heqjes së sanksioneve, kompania kryesore greke e naftës, \"Hellenic Petroleum\", do të blejë naftë nga Irani në një sasi sa 1/4 e përpunimit total naftës nga ana e kompanisë së vendit ballkanik.
Siç njofton faqja greke e internetit, \"Toc.gr\", marrëveshja, që përfshin pagesën greke te kompania shtetërore iraniane e naftës, \"NIOC\", me vlerë 755 milionë dollarë, u arrit të hënën gjatë një vizite në Athinë të zv/ministrit iranian të Naftës, Amirhossein Zamaninia.
Para vendosjes së sanksioneve, në vitin 2012, Greqia ishte një nga klientët kryesorë të naftës bruto iraniane.