21 Dhjetor 2024

Greqia bllokon anijen cisternë me naftë të papërpunuar nga Rusia

Athinë, 19 prill - Greqia ka bllokuar mëngjesin e së martës një anije cisternë të interesave ruse me naftë të papërpunuar.

Bllokimi i saj është bërë pas urdhërit të Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave, në kuadrin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.

Anija “Pegas¨ 250 metra e gjatë, me flamur rus, me 19 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë shtetas rusë në bord, u ndalua në afërsi të qytetit bregdetar të Karystos në Evia ku është ankoruar nga autoritetet portuale.

Cisterna për shkak të dëmtimeve mekanike shoqërohej nga një rimorkiator drejt gadishullit të Peloponezit, ku nafta do të transportohej në një cisternë tjetër, por në Kepin e Doros, mbizotëronin kushte të pafavorshme atmosferike, ndaj u ankorua në zonën detare të Karystos.

Një zyrtar i Rojes Bregdetare greke ka deklaruar tha se anija cisterne është ndaluar dhe bllokuar, por jo ngarkesa e saj e naftës. Ndërsa shoqëria administruese sipas procedurës do të përpiqet përmes dokumenteve të provojë se nuk bën pjesë në listën e sanksioneve.

Sipas mediave greke nuk ka asnjë anije tjetër të interesave ruse në këtë zonë detare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)