26 Dhjetor 2024

Greqi: Deficiti publik vlerësohet me 9,1 për qind të PBB-së

Athinë, 24 prill - Deficiti publik i Greqisë për vitin 2011 është vlerësuar me 9,1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, me 19,6 miliardë euro, njoftoi sot Autoriteti grek i Statistikave.

“Borxhi bublik grek për vitin 2011 ka arritur 355,6 miliardë euro, në 165,3 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto”, sipas një komunikate nga Autoriteti grek i Statistikave.

Këto shifra janë shumë të afërta me parashikimin e përfshirë në buxhetin e vendit të votuar në muajin dhjetor, që parashikonte një deficit prej nëntë për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt 10,6 për qind në vitin 2010 dhe një borxh prej 161,7 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kundrejt 144,9 për qind në vitin 2010.

“Greqia ka arritur të reduktojë në dy vjet deficitin e përgjithshëm publik të qeverisë me 6,5 pikë (…), çka do të na lejojë të kemi së shpejti teprica paraprake”, tha Ministri i Financave, Filipos Sahinidhis, që citohet në një komunikatë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)