GLPS analizon performancën e punës Autoritetit Kosovar të Konkurrencës
Prishtinë, 30 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për media ku do të prezantohet Raporti i Politikave i titulluar “Performanca e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës”.
Duke marrë parasysh rëndësinë që ka Autoriteti i Konkurrencës në rregullimin e tregut në Kosovë, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka analizuar performancën e punës së këtij Autoriteti, që nga themelimi i tij.
Ky raport ofron një vlerësim të rasteve të (pa) hetuara, ekspertizës, transparencës dhe llogaridhënjes, punës së Komisionit të Autoritetit, si dhe ofron një pasqyrë të kornizës legjislative për mbrojtjen e konkurrencës në Kosovë.
Për më tepër, në mënyrë që të përmirësohet performanca e këtij rregullatori të pavarur ky raport ofron një listë rekomandimesh konkrete për Autoritetin e Konkurrencës si dhe për institucionet e tjera relevante