GLPS analizon performancën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës
Prishtinë, 15 shtator - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), mban konferencën për media në të cilën ku do të prezantohet raporti i politikave i titulluar “Të (pa) barabartë: Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?”
Duke marrë parasysh rëndësinë që ka konkurrenca e lirë dhe e ndershme në rregullimin e funksionimit të tregut në Kosovë, Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka hartuar një raport politikash i cili analizon performancën e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.
Gjithashtu, ky raport politikash ofron një analizë të rezultateve të procesit të monitorimit të Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe Agjendës për Reforma Evropiane, me referencë të veçantë në fushën e konkurrencës, si dhe identifikon arritjet e institucioneve dhe gatishmërinë e tyre për t’i plotësuar objektivat të cilat dalin nga këto dy dokumente kritike për implementimin e MSA-së.