10 Janar 2025

Gjykata mbështet programin e blerjes së bonove të BQE-së

Frankfurt, 15 janar - Banka Qendrore Europiane mori mbështetjen vendimtare për programin e saj të planifikuar të blerjes së obligacioneve nga një këshilltar i lartë ligjor i BE-së.

Pedro Cruz Villalon, avokati i përgjithshëm i Gjykatës Europiane të Drejtësisë, thotë se plani i bankës i vitit 2012 për të blerë bono qeveritare të vendeve në krizë ishte e ligjshëm në parim.

Yves Mersch, anëtar i bordit ekzekutiv i BQE-së, e mirëpriti vendimin.

\"Mendimi, para së gjithash, thekson në mënyrë të qartë se Banka Qendrore Europiane është e vetmja që ka përgjegjësinë për konceptimin, përcaktimin dhe zbatimin e politikës monetare. Ai gjithashtu thotë, se banka ka vepruar në përputhje me jurisprudencën e kaluar. \"

Programi i blerjes së obligacioneve, që zakonisht shihet si paraardhësi i masës së lehtësimit sasior, nuk është vënë kurrë në përdorim, por ka ndihmuar për rikthimin e besimit në tregjet e eurozonës.

Opinioni i gjykatës është jo-detyrues, por ka shtuar mundësitë për më shumë stimul në eurozonë.

Ai vjen përpara takimit të ardhshëm për politikat e BQE-së më 22 janar, kur investitorët presin që banka të shpallë një program të lehtësimit sasior në shkallë të gjerë në përpjekje për të rritur ekonominë në vështirësi të rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)