27 Dhjetor 2024

Gjobiten kompanitë që importojnë me mbishkrimin UNMIK/Kosovo

Prishtinë, 14 qershor - Shtatë kompani kosovare që importojnë produkte nga shtetet e rajonit, me mbishkrimin UNMIK/Kosovo, janë gjobitur nga inspektorët e tregut të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë.

Për këto veprime këto kompani janë gjobitur prej 2,500 deri në 3,500 euro, varësisht nga sasia e zbuluar e mallrave më këto mbishkrime.

Ruzhdi Shehu,kryeinspektor i Inspektoratit të Tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tha për Radion Evropa e Lirë, se të gjitha kompanitë e ndëshkuara janë importuese të produkteve nga shteti fqinj i Serbisë.

Që nga 1 maji, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndaluar importin e të gjitha produkteve me akronimin UNMIK/ KOSOVO. Ndërsa, që nga 1 qershori inspektorati i kësaj ministrie ka filluar inspektimin e dyqaneve në nivel vendi për të ndaluar shitjen e këtyre produkteve në tregun kosovarë, duke u bazuar në ligjet në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)