Gjoba dhe konfiskim të mallrave për keqpërdorues të hapësirës publike
Prishtinë, 3 nëntor - Pas ankesave të shumta të qytetarëve dhe inspektimeve në terren, Inspektorët e Rendit Komunal kanë ndërmarrë aksion për konfiskimin e mallrave të ekspozuar në hapësirë publike në sheshin kryesor të qytetit.
Aksione të tilla do të ndërmarrim në vazhdimësi, ashtu që ta menaxhojmë sa më mirë hapësirën publike dhe të mos lejojmë keqpërdorimin e saj.
Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjitha bizneseve që para se të shfrytëzojnë hapësirën publike të pajisen me dokumentacionet përkatëse, sepse në të kundërtën do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave nga inspektorët kompetent.