24 Dhjetor 2024

Gjilani hapë zyrën për mbrojtjen e konsumatorit

Gjilan, 30 tetor - Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht me Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit, kanë hapur sot në Gjilan zyrën e parë në nivel të Republikës së Kosovës, që i dedikohet mbrojtjes së konsumatorëve nga mundësia e dëmtimit të tyre kur bëjnë blerje brenda territorit të Gjilanit.

Në fjalën e tij drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Gjilan, Nevzad Rushiti, ka thënë se si drejtori janë të angazhuar vazhdimisht për vendosje të rendit dhe rregullit në Komunën e Gjilanit dhe veçanërisht tani e tutje edhe në mbrojtjen e konsumatorit, vetëdijësimit të biznesit dhe promovimit të ligjit që trajton këtë fushë në përgjithësi.

“Flënderojmë kryetarin e Komunës së Gjilanit që menjëherë ka marrë veprime konkrete për hapjen e kësaj zyre që është urë direkte e mbështetjes së konsumatorit dhe mbrojtjes së tij. Në këtë zyre tani e tutje zyrtari competent do të jetë gjithnjë në funksion të përkrahjes së konsumatorit dhe monitorimit të cilësisë së produkteve në tregun gjilanas. Është një risi që vjen direct për një strukturë të gjerë të popullësisë dhe do të jetë një mbështetje e pakontestueshme gjatë të ardhmes”, ka thënë në fjalën e tij Rushiti.

Kurse Sherif Fejzullahu nga Këshilli për Mbrojtjen e Kosnumatorit, ka potencuar se Gjilani ka vepruar menjëherë me hapa konkret në mbrojtje të konsumatorit dhe do të ketë mbështetjen maksimale edhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë por edhe të KMK-së.

“Është një hap i madh që të ketë adresë të qartë ku mund të drejtohen qytetarët e në këtë rast konsumatorët. Në këtë institucion mund të paraqiten të gjitha parregullësit e mundshme në të cilat mund të hasin konsumatorët gjatë blerjeve, sikur që është një mundësi e përbashkët që Gjilani të ketë nën kontroll mallin që qarkullon në sektorin e biznesit në përgjithësi. Në këtë rrugë jemi institucione publike, shoqëria civile, mediat, sektori i biznesit dhe përfaqësues të shumtë që do të trajtojnë mallin që ofrohet para qytetarëve”, ka potencuar mes tjerash Fejzullahu.

Ndryshe, zyrtar përgjegjës për mbrojtjen e konsumatorit Komuna e Gjilanit ka caktuar zyrtarin Bilall Dauti dhe zyra e tij do të jetë në zyret e Drejtorisë së Inspeksionit në Gjilan. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)