Gjermanisë i duhet fuqi e kualifikuar punëtore nga jashtë
Berlin, 12 tetor - Shefi i Agjencisë gjermane për punësim kërkon një imigrim të paramenduar mirë të të huajve në Gjermani.
Frank-Jürgen Weise i tha gazetës \"Süddeutsche Zeitung\", se në Gjermani duhet të lejohet futja e të huajve të kualifikuar, sepse planet e tanishme të partive të Unionit për rekrutimin e forcës punëtore nga gjermanët e papunë prej një kohe të gjatë, nuk i sigurojnë kuadrot e duhura.
Prandaj duhen përcaktuar kriteret sipas pikëve për pranimin e të huajve, sipas modelit të Kanadasë apo vendeve të tjera. Kërkesa të ngjashme kanë paraqitur edhe liberalët (FDP).