09 Janar 2025

Gjermania vazhdon mbështetjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik

Prishtinë, 25 qershor – Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim  drejtorin për politika të zgjerimit të BE-së për Evropë Juglindore dhe Turqi, Helge Tolksdorf në Ministrinë Federale për Punë të Jashtme të Gjermanisë.

Gjatë takimit ministrja Bajrami ka njoftuar partnerët gjermanë për zhvillimet e përgjithshme në fushën e ekonomisë dhe tregtisë së Kosovës, me theks të posaçëm për implementimin e projekteve kapitale.

Ajo i informoi mysafirët se qeveria është duke punuar për të krijuar kushte sa më të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja, me çka promovohet dhe përmirësohet zhvillimi ekonomik i vendit.

Po ashtu, Qeveria është duke përgatitur Strategjinë Kombëtare për Zhvillim që buron nga programi qeverisës 2015 – 2018. Me riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik qeveria synon fuqizimin e dialogut publiko-privat, ndërsa MTI-ja do të luajë rolin e avokatit për bizneset dhe investitorët vendorë dhe të huaj.

Helge Tolksdorf shprehu interesimin e vendit të tij për intensifikimin e këmbimeve bilaterale tregtare, si dhe siguroj ministren për përkushtimin e qeverisë gjermane për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin ekonomik.

Bashkëbiseduesit u pajtuan që me Procesin e Berlinit mund të ndikohet në përmirësimin e mëtejmë të integrimit rajonal dhe në përmirësimin e përgjithshëm të klimës për biznes në Ballkanin Perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)