08 Janar 2025

Gjermania regjistron rritje të fortë te eksportit të armëve

Berlin, 10 gusht - Sasia e eksportit të armëve të autorizuara nga Gjermania ka regjistruar një rritje të fortë që prej fillimit të vitit, kryesisht në drejtim të Lindjes së Mesme dhe në Afrikën Veriore, sipas revistës gjermane “Der Spiegel”.

”Shitjet jashtë vendit të materialeve ushtarake të autorizuara nga Ministria gjermane e Ekonomisë mes janarit dhe qershorit përfaqëson një vlerë prej 6,35 miliardë eurosh”, shkruhet në të përjavshmen gjermane, e cila bazohet në një përgjigje të dhënë nga qeveria nga një deputet i opozitës.

”Blerja nga Kuvajti e 12 tankeve të tipit ‘Fuchs’, nga Britania e Madhe e katër avionëve furnizues dhe të një nëndetëse të tipit ‘Dolphin’ nga ana e Izraelit kanë marrë miratimin”, thekson “Der Spiegel”.

Këto autorizime janë vetëm një fazë paraprake e shitjes së plotë të këtyre pajisjeve për mbrojtje.

Ministri socialdemokrat i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, ishte angazhuar në gusht 2014 që të analizonte më në thellësi eksportimin e armëve.

“Të shesësh armë jashtë vendit, është njësoj si të bësh tregti me vdekjen”, kishte kritikuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)