23 Dhjetor 2024

Gjermania përkrah qeverinë Kurti për taksën

Prishtinë, 29 shkurt - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka quajtur hap të guximshëm dhe të rëndësishëm, hapin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind nga lënda e parë e në mallrat serbe dhe atyre të Bosnja dhe Hercegovinës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se kjo mund të qojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Hap i rëndësishëm dhe i guximshëm nga kryeministri Albin Kurti vetëm pas dy javëve në detyrë. Tani duhet të çojë në një proces konstruktiv për heqjen e barrierave të tregtisë dhe lëvizjes së lirë midis Kosovës dhe Serbisë dhe të riangazhim në një dialog që çon në normalizim të plotë”, ka shkruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)