Gjermania përballet me mungesë të fuqisë punëtore
Kjo bëhet e ditur në studimin e publikuar nga Agjencia gjermane e Punës, sipas të cilit gjithnjë e më pak mund të angazhohet kuadër profesional.
Në madje dy tribuna prej gjithsej 176 ente për punësim në mbarë Gjermaninë, ekziston mungesë e madhe e mjekëve, inxhinierëve dhe punëtorëve metalikë, ndërsa thuajse është e pamundur të gjendet personel për përkujdesjen e personave të moshuar.
Mungesa e fuqisë punëtore gjatë viteve të ardhshme do të bëhet shumë më e shprehur, meqë një numër i madh i të punësuarve do të shkojnë në pension, paralajmërohet në studimin.
Si problem shtesë përmendet fakti se kompanitë e huaja gjithnjë e më shpesh angazhojnë kuadër me arsim sipëror nga Gjermania.
Gjithsej 27 për qind e kompanive të anketuara janë prononcuar se druajnë se për shkak të mungesës së fuqisë punëtore mund të mos e realizojnë zhvillimin e planifikuar, derisa dukshëm është zvogëluar numri i kompanive që druajnë nga kriza financiare apo rënia e kërkesës.