Gjermania ndalon eksportin e pajisjeve ushtarake në Rusi
Berlin, 20 mars - Zëvëndeskancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë Sigmar Gabriel tha të mërkurën se kompania gjermane e pajisjeve ushtarake Rhein ka ndaluar përkohësisht tregtinë me palën ruse.
Sipas kontratës, me një vlerë prej 100 milionë euro, kompania gjermane Rhein furnizon ushtrinë ruse me pajisje ushtarake. Zbatimi i kontratës ka nisur para dy vjetësh dhe pajisjet ushtarake parashikohej të viheshin në shfrytëzim në vitin 2014.
Ministria gjermane e ekonomisë thekson se sipas qeverisë gjermane në gjendjen aktuale nuk duhet të eksportohen drejt Rusisë pajisje ushtarake. Qeveria gjermane mban lidhje me kompaninë, e cila i raporton rreth eksportit, në mënyrë që ajo të marrë masat e nevojshme.