24 Dhjetor 2024

Gjermania mund të braktisë euron, rikthehet tek marka

Berlin, 7 dhjetor - Mediat nuk po raportojnë gjë për të shmangur krizën e panikut në tregje, por që nga e hëna e kaluar kemi filluar të stampojmë Markën".

Një deklaratë e tillë është dhënë nga një punonjës i administratës gjermane, dhe u publikua në websajtin e organizatës ekonomiko-financiare Affari Italiani.

"Nga 28 Nëntori ne nuk stampojmë më euro" citon të ketë thënë i njëjti burim, duke sqaruar se kanë marë një urdhër të tillë për të stampuar DM (marka gjermane). Në 28 nëntor, zëdhënësi i kancelares Angela Merkel kishtedeklaruar se "burimet në Gjermani nuk janë të pafundme dhe Europa nuk mund të pretendojë të ketë një forcë që nuk e ka.

"Madje kishte theksuar se Germania është e fortë, por nuk ka fuqi të pakufizuar". "Duke vazhduar me këtë ritëm - shton punonjësi - do të jemi në gjendje për të plotësuar kërkesën për para që është e nevojshme për të mbuluar tregun tonë të brendshëm që do të vinte nga mungesa e euros”.

Ndërkaq Kancelarja Merkel dhe presidenti Sarkozy po rrisin trysninë për një reformë më të shpejtë në marrëveshjen e BE-së. Raportohet se zyrtarisht , nëpërmjet këtij hapi, synohet të përballohet kriza e huave dhe të vendoset në kurs të qëndrueshëm monedha e përbashkët. Merkel nënvizoi edhe se nuk mund të ketë përgjegjësi të përbashkët për mëkatarët e borxheve.

Por bankat dhe politikanët e BE-së i referohen avantazheve të një monedhe të përbashkët: Kthimi tek monedhat e mëparshme do ta dëmtonte Gjermaninë si vend eksporti, sepse produktet e saj do të shtrenjtoheshin.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)