Gjermania e Italia hapën tregjet e punës për bullgarët dhe rumunët
Berlin - Romë, 2 janar - Gjermania dhe Itali prej sot i mundësojnë qytetarëve të Bullgarisë dhe Rumanisë që të punojnë pa probleme dhe dokumentacione plotësuese në disa lëmi.
Gjermania nga 1 janari i mundëson bullgarëve dhe rumunëve që të punojnë në fushën e bujqësisë në afat prej gjashtë muajve pa asnjë leje pune, ndërsa deri tani ka pasur afate të kufizuara të punës prej 55 ditëve. Bullgarët dhe rumunët në sektorët e tjerë mund të punojnë me leje speciale.
Britania e Madhe, Irlanda dhe Holanda kanë vërtetuar se tregjet e tyre vazhdojnë të jenë të mbyllura për punëtorët bullgar.
Shtetasit e dy vendeve anëtare të BE-së që u pranuan më 1 janar 2007 vazhdojnë të jenë të kufizuara edhe në sferën e shengenit.