23 Dhjetor 2024

Gjermania dhe Kina avancojnë bashkëpunim në tregëti

Berlin, 29 qershor - Udhëheqësit gjermanë dhe kinezë u zotuan sot të shtojnë tregtinë mes dy vendeve gjatë disa viteve të ardhëshme. Ekonomitë e të dy vendeve janë më të mëdhatë të Evropë dhe Azi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Kryeministri i Kinës Uen Xhiabao morën pjesë në një forum të teknologjisë në Berlin. Udhëheqësja gjemane ka theksuar dëshirën e saj për të forcuar marrëdhëniet me Kinën, vendi i shtatë në botë që blen eksportet gjermane.

Megjithëse se Gjermania i rezervoi një pritje të ngrohtë delegacionit kinez, kancelarja Merkel këmbënguli se qendrimi i Gjermanisë ndaj të drejtave të njeriut në Kinë  nuk do të zbutet për hir të tregtisë.

Kryeminisrti Uen tha nga ana e tij se nuk pranon leksione nga partnerët evropianë dhe paralajmëroi Evropën kundër ndërhyrjes në punët e brendëshme të Kinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)