22 Dhjetor 2024

Gjermani, Kriza ekonomike prek dhe panairet

Berlin, 8 shkurt - Kriza globale ka ashpërsuar edhe konkurrencën midis qendrave të shumta të panaireve në Gjermani. Një prej tyre është panairi i Hanoverit ku pas katër javësh mbahet panairi më i madh në botë për teknologji informacioni.
 
Midis qyteteve të mëdha gjermane me panaire zhvillohet një garë e vërtetë për pjesë tregu. Synimi për të qenë lider në nivel botëror, i vendos qendrat gjermane të panaireve në konkurrencë edhe në rrafshin global.

Në një kohë kur sipërmarrjet janë në gjendje të nderë financiare për shkak të krizës ekonomike, panairi i Hanoverit kërkon rrugë të reja bashkëpunimi duke ua lehtësuar pjesëmarrjen ekspozuesve.

Zëdhënësi i panairit Hartwig von Saß shpjegon: \"Ne bashkëpunojmë ngushtë me shumë firma ekspozuese dhe mendohemi se ç\'formë mund të kenë modelet e duhura të përfshirjes së tyre në CeBIT ose në panairin e Hanoverit. Ne kemi kuptuar që shumë sipërmarrje nuk e vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen në panair, por kërkojnë forma alternative të pjesëmarrjes. Zakonisht ne gjejmë një zgjidhje të mirë me ekspozuesit tanë për të bërë të mundur pjesëmarrjen e tyre në panair.\"

Recesioni mund të ketë pasoja  në përmasat e panaireve. Pasojat e recesionit po i ndjen në Gjermani veçanërisht sektori i pajisjeve dhe makinerive.

Sipas kryetarit të bordit drejtues të panairit të Hanoverit, Wolfram von Fritsch, është ende e vështirë të thuhet se çfarë efekti do të ketë kjo për panairin klasik të mallrave industriale në Hanover:  \"Ajo që vëmë re tani është se ka ndryshuar sjellja në marrjen e vendimit për të marrë pjesë në një panair. Vendimi merret më vonë. Në industri pritet për një kohë më të gjatë për të parë se si ravijëzohet tendenca. Vendimi merret në rang më të lartë. Sot drejtuesit e firmave vendosin për gjëra që më parë i vendosnin shefat e marketingut. Nuk jemi ende në gjendje të parashikojmë efektin e kësaj tek përmasat e panairit. Për arsye se jemi ende larg kohës së hapjes së panairit të Hanoverit.\"

Lehtësimi i komunikimit

Në vitin 1986 u krye ndarja e panairit të Hanoverit nga panairi i ri CeBIT. Këta të dy mbeten dy panairet kryesore, udhëheqëse edhe në botë, ndër rreth dhjetë që zhvillohen në vit në kryeqytetin e landit të Saksonisë së Poshtme. Në një sektor të industrisë që ndryshon kaq shpejt si ajo elektronike, është e nevojshme që edhe panairi të marrë një pamje tjetër dhe të kërkojë për zgjidhje të reja, për shembull formate të reja, kongrese.

Zëdhënësi i panairit Hartwig von Saß, shpjegon:  \"Deri para pak vitesh ekspozuesit na paralajmëronin me forcë ndaj zhvillimit të ndonjë kongresi gjatë CeBIT-it apo panairit të Hanoverit. Qëndrimi atëherë ishty ky: vizitorët duhet të jenë në stenda dhe jo në salla kongresesh. Ndërkohë kjo ka ndryshuar dhe i detyrohet faktit që ciklet e novacionit në pjesë të caktuara të industrisë, veçanërisht në industrinë e teknologjisë së informacionit sa vijnë e bëhen më të shkurtra. Tani për ekspozuesit dhe vizitorët është tejet e rëndësishme që të takohen një herë në vit në një platformë ndërkombëtare për të sinkronizuar njohuritë dhe vizionet e tyre dhe për të krijuar një ide për atë se si mund të vazhdohet në vitet që vijnë.\"

Ajo çka i bën optimistë organizatorët e panaireve të praverës (CeBIT 2-6 mars, Hannover-Messe 19-23 prill) është funksioni i panaireve edhe në këtë kohë krize: të lehtësojnë komunikimin. Vende partnere janë sivjet: Spanja për CeBIT-in, që zhvillohet nën moton \"Connected Worlds\", dhe Italia për panairin e Hanoverit (më eficient, më novator, më i qëndrueshëm). 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)