09 Janar 2025

Gjakova në përgatitje të konferencës së parë të investitorëve

Gjakovë, 10 korrik - Nën kryesimin e Kryetares Mimoza Kusari Lila, Bordi i Drejtorëve sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku fillimisht është dhënë njoftimi për shërbimet administrative komunale në kuadër të marrëveshjes në mes të Komunës së Gjakovës dhe IFC-së, marrëveshje kjo që parasheh  thjeshtëzimin dhe shkurtimin në kohë të procedurave shërbyese ndaj qytetarëve.

Në këtë kontekst, Arta Zherka nga IFC-ja, ka sqaruar se nuk janë të përfshira të gjitha drejtoritë dhe shërbimet.

Kryetarja Mimoza Kusari Lila gjithashtu ka dhënë njoftimin se nga Komuna e Gjakovës, me datat 28 dhe 29 korrik do të organizohet Konferenca e Parë e Investitorëve, ku do të prezantohen projekte në infrastrukturë, si projekti i menaxhimit të mbeturinave, ndriçimit publik, parkingjeve, shkëmbimin e ideve në biznes në mes të bizneseve lokale dhe investitorëve, etj.

Njëkohësisht, është bërë e ditur se ka dhe projekte tjera në infrastrukturë për të cilat do të bëhet thirrje publike, si projekti i parkut të Shkugëzës, Kodrës së Çabratit, stadiumit të qytetit, parkut të qytetit, trafikut urban, etj.

Bordi i Drejtorëve ka aprovuar edhe kërkesën e planit rregullativ “Kolonia 5”, të cilën e ka prezantuar Xhelal Hoxha, drejtor i Drejtorisë së urbanizmit dhe të Mbrojtjes së Mjedisit, ku fillimisht do të ndërtohen dymbëdhjetë shtëpitë e para.

Bordi i Drejtorëve ka aprovuar edhe kërkesën e prezantuar nga Silvana Domi, Drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik për themelimin e Njësisë Menaxhuese të “Çarshisë së Madhe”. Ky miratim erdhi i plotësuar edhe me kërkesën e Kryetares së Komunës, Mimoza Kusari Lila, që të prezantohet për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit të Komunës.

Bordi ka trajtuar edhe disa pika të prezantuara nga Armend Behluli, udhëheqës  i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim, që shumica kishin të bëjnë me kërkesa individuale.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)