Gerxhaliu: Vërehet një hezitim i implementimit te fiskalitetiti
Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu vlerësoi sot se procesi i vetëdijesimit te bizneseve për aplikimin e arkave fiskale ka arritur rezultate dhe se ne fazën e pare te këtij procesi janë kontaktuar se paku një mije përfaqësues te bizneseve nga tere Kosova.
Dikush mund ta bej pyetjen pse e kemi bere këtë, apo çka ka qene motivi kryesor. Është koha kur duhet te behet një partneritete i mirëfilltë publiko-privat, është momenti kur nuk duhet te humbet kohe pa arsye, por duhet ti përkrahim proceset dhe rezultatet te jene ato te cilat e karakterizojnë një proces te suksesshëm. Dhe te gjitha këto kane qene shprehje e një gatishmërie qe e dëshmon se edhe komuniteti i biznesit është i gatshëm për te përkrahur institucionet vendore përmes rritjes se buxhetit, transparencës institucionale, qe është kontribut qe te jemi atraktiv për investitor te huaj, tha Gerxhaliu.
Kryetari i OEK-ut ka thënë se kjo fushate ka pas për qellim edhe përmirësimin e imazhit te dëmtuar te Kosovës. Ai posaçërisht theksoi interesimin e përfaqësuesve te biznesit dhe pyetjet e shumta te cilat gjate takimeve neper regjione janë parashtruar përfaqësuesve te OEK-ut, kompanisë Gekos dhe Administratës Tatimore te Kosovës.
Vërehet je hezitim i implemtimit te fiskalitetit neper ato qendra qe mund te quhen si vrima te zeza te ekonomisë kosovare, ku informaliteti ka mundësin e depërtimit me te madh. Vërehet një hezitim i implementimit te fiskalitetiti ne shume ndërmarrje te cilat dyshohet se partner adekuat te bizneseve te tyre i kane biznesmen nga vendet e rajonit, qofte nga Serbia qofte nga Maqedonia, tha Gerxhaliu duke theksuar se ne përgjithësi duhet te shprehet kënaqësia me rezultatet e arritura.
Sipas Gerxhaliu edhe mediat kane dhënë kontributin e vet ne sensibilizimin de opinionit ne përgjithësi për nevojën e implementimit te arkave fiskale.
Mendoj se është koha qe me shume te behet se sa te flitet për shtet, tha Gerxhaliu.
Behxet Haliti, drejtor i Administratës Tatimore te Kosovës duke iu falënderuar OEK-ut për përkrahje aktiviteteve te ATK, por edhe si
zë i fuqishëm për mbrojtjen dhe prezantimin e interesave te komunitetit te biznesit tha se pa përkrahjen te medieve por edhe te aktivitetit te shtuar te përfaqësuesve te biznesit dhe aktoreve implementues, ne rastin konkret kompanive te licencuara, edhe ATK, si agjenci ekzekutive nuk kishte ardhur deri tek kjo pike.
Edhe pse e arritur modeste unë si zyrtar i ATK-se mund te konstatoj se shënimet e para janë inkurajuese dhe se sipas raporteve qe kam rreth 100 tatim pagues janë pajisur me arka fiskale me rreth 330 pajisje fiskale. Sipas informacioneve qe kam 1000 tatimpagues kanë kontaktuar kompanitë dhe zyrat e ATK.
Drejtori i ATK-se theksoi se është mbyllur dhe rrumbullakua me sukses procesi i lëshimit te numrave fiskal.
Sipas informatave qe kam me datën e sotme ne kemi lëshuar 47 886 numra fiskal nga 93 mije ndërmarrje sa kane qene te evidentuar nga MTI. Ky ishte kusht dhe hapi i pare për reformimin dhe përgatitjen e ATK drejte adhurimit te shënimeve për tatimpaguesit dhe trajtimit me te barabarte te njëjtëve ne ketë drejtim .
Driton Shuki, drejtor i Kompanisë Gekos e cila ka fituar tenderin e arkave fiskale theksoi se ne baze te informatave qe i kane nga takimet neper qendrat e regjioneve te Kosovës si operator kane krijuar diku rreth 1000 kontakte me biznesin me tatimpagues prej tyre 1/3 veç e ka krye fiskalizimin kurse tjerët janë ne proces te fiskalizimit. Shume shpejt brenda javës presim qe deri ne 1000 biznese te fiskalizohen .
Shuki theksoi se ka shume kërkesa për informata shtese neper mjet telefonave qe se kompania kontakton çdo dite firmat qe ende nuk kane kryer procesin e furnizimit me arkat fiskale.
Gjate prezantimeve qe i kemi bere ne Prishtine, Prizren, Gjakove, Mitrovice, Ferizaj dhe Gjilan, ku komuniteti i biznesit është njoftuar nga ATK, OEK dhe nga Gekos për arka fiskale, pyetjet prej bizneseve kane qene te llojllojshme, por kryesoret kane qene çmimi i larte i produkteve, mungesa e mbështetjes nga Qeveria, kërkesa për adaptimi i sistemeve ekzistuese ne proces te fiskalizimit, trajnimi i stafit për pajisje fiskale etj.
Ne shumicën e këtyre pyetjeve ATK dhe Gekos ne bashkëpunim me OEK-un kane dhënë përgjigje konkrete dhe kane sqaruar te gjitha çështjet e paqarta, tha Shuki.