Gërxhaliu: Të forcohet partneriteti mes Kosovës dhe Malit të Zi
Prishtinë, 3 prill - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e ka vlerësua shumë të rëndësishme vizitën e kryetarit të Odës Ekonomike të Malit të Zi , Velimir Mijushkoviq me bashkëpunëtor dhe ka theksuar se duhet forcuar partneritetin në mes të dy vendeve dhe dy odave.
Si Ode Ekonomike mendojmë se bashkëpunimi ekonomik është mjeti me i mire i afrimit te interesave te shteteve dhe popujve. Esenca e krejt kësaj është qe nuk kemi arsye te jemi te kënaqur dhe duhet ta avancojmë këtë bashkëpunim edhe me tepër, duke pas parasysh afërsinë gjeografike nuk duhet te pajtohemi me këtë këmbim e tanishëm tregtar."
"Është koha kur duhet te forcohet partneriteti ne forma me te avancuara, sepse vetëm përmes bashkëpunimit ekonomik mund te bëjmë hapa te mirëfilltë drejt ardhmërisë dhe zhvillimit ekonomik, ka thënë me këtë rast kreu i OEK-ut.
Gërxhaliu tha se është koha kur duhet me tepër te promovohet rajoni dhe vërtet ne këtë mënyrë ti eliminojmë barrierat dhe te forcojmë atraktivitetin tone .
Qëllimi esencial qe dua ta potencoj ne praninë e ministres Kusari-Lila është qe te gjinden forma për investime ne infrastrukturë nuk mund te jete atraktive porti i Tivarit dhe porte te tjera për ekonominë kosovare nëse nuk bëhen investime me te mëdha ne infrastrukture qofte ne aspektin e hekurudhës qofte ne transportin rrugor dhe mbi te gjitha ne transportin publik, tha kryetari i OEK-ut.
Me këta rast me kryetarin e OEMZ u bisedua dhe u konkludua se pa integrim ekonomik nuk mund te ketë integrim ekonomik.
Zëvendës kryeministrja dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë, Mimoza Kusari-Lila tha se mendon se kapaciteti i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Malit te Zi ende nuk është shfrytëzuar aq sa kemi potenciale.
Kemi shume pika te përbashkëta ne mes te Kosovës dhe Malit te Zi. Kemi historinë por çka është me e rëndësishmja dhe me e vlefshmja është komuniteti malazeze i cili jeton sot ne Kosovë dhe komuniteti shqiptar i cili jeton sot ne Malin e Zi, prandaj janë kushtet te natyrshme janë qe ne te kemi një bashkëpunim me te madh përderisa ekziston vullneti nga te dy anët atëherë duhet te bëjmë te pamundurën ta jetësojmë këtë bashkëpunim .
Velimir Mijushkoviq ,Kryetar i Odes Ekonomike te Malit te Zi u pajtua me vlerësimin se nuk janë shfrytëzuar te gjitha mundësit për një bashkëpunim me te mire ne mes të dy vendeve, duke theksuar se tregjet e dy vendeve janë të mbështetura njëra në tjetrën.
Për një bashkëpunim te mirëfilltë na duhet edhe mbështetja e qeverive tona dhe unë falënderoj edhe njëherë zv/kryeministren qe është sot me ne dhe shpresojmë se do te kemi te njëjtën mbështetje edhe nga qeveria e Malit te Zi dhe marrëveshjet dhe bashkëpunimi ekonomik ne mes te dy vendeve te forcohet dhe te lehtësohet."
"Dy qeveritë duhet ti caktojnë prioritetet pra për infrastrukturë e cila do te lidhte me shume këto dy vende dhe unë shpresoj qe gjate vizitës se kryeministrit te Malit te Zi ne Kosove e cila do te ndodh se shpejti do te jete një prioritet gjate bisedës se dy kryeministrave, tha zoti Mijushkoviq.
Ai kërkoi që turistët nga Kosova përveç Ulqinit, të vizitojnë edhe rivierat e tjera malazeze. Por, në këtë aspekt ai I kritikoi drejtorët e rivierave të tjera, të cilët me gjithë që ishin ftuar, nuk kanë ardhur në Prishtinë për tu promovuar.