Gërxhaliu: Partneriteti me Turqinë shumë i rëndësishëm
Prishtinë, 20 maj - Kryetari i Odës Ekonmike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka deklaruar sot se partneritet i Kosovës me Turqinë është shumë i rëndësishëm në lëmin e zhvillimit ekonomik.
Pas takimit me nje grup te biznesmenësh nga Adana, kryetari Gërxhaliu ka thëne se gjatë vizitës që i ka bërë kohë më parë Turqisë ka konkluduar se Turqia është sot model se si duhet te zhvillohet një shtet modern.
Partneriteti me Turqinë për ne është i një rëndësie te veçantë jo vetëm ne tekstil po edhe ne segmente dhe sektorë te tjerë. Me siguri nga Turqia mund të mësojmë modelin se si duhet të zhvillohet ekonomia dhe ajo mund të shërben si udhërrëfyes shume e mire për Kosovën.
Kryetari i OEK-ut ka thënë se kompanitë nga Turqia mund të shfrytëzojnë Kosovën si një shtyllë e lidhjes Turqisë me Evropën, pasi që sa ka nevojë Kosova për vende te reja te punës aq kemi nevoje edhe për paraqitjen e produkteve ne tregjet evropiane. Për këtë, tha kryetari Gërxhaliu ekzistojnë te gjitha kushtet për avancimin të bashkëpunimi ne interes te dyja palëve.
Cevdet Seker, kryetar i komisionit te tekstilisteve te Adanes ka thënë se qëllimi i vizitës së tyre në Kosovë është qe te hulumtojnë mundësitë e tregtisë së përbashkët, duke iu besuar partnereve shume te besueshëm ne Kosovë .
Kemi ardhur te ju vizitojmë dhe te merremi me hulumtime te tregut dhe bashkëpunimit, te shohim se çka mund të bëjmë ne kontekst te hulumtimit te tregut te Kosovës. Shumica prej pjesëmarrësve këtu qe i shihni i takojnë sektorit te tekstilit, disa merren me prodhimin e penit, disa me mëndafshe, disa merren me prodhimin e ndërresave, tha Seker.