Gërxhaliu: Kosova nuk duhet të jetë hapësirë eksperimentale
Prishtinë, 19 mars - Kosova nuk e meriton të jetë hapësirë eksperimentale e tekeve dhe grupeve të caktuara të rajonit, ka vlerësuar sot kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës duke iu referuar problemeve me të cilat po ballafaqohet komuniteti I biznesit në lëmin e eksportit të prodhimeve në vendet e regjionit.
Në takimin e organizuar nga OEK-ut, me anëtarë të shoqatës së përpunuesve të drurit dhe atyre të tekstilit,ku mori pjesë edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari Lila përfaqësuesit e biznesit u ankuan se Shqipëria vazhdon të zbatojë çmime referente ndaj patateve, kurse Maqedonia kërkon certifikata të cilësisë ndaj prodhuesve të pijeve, që nuk janë të nevojshme.
Është koha kur në rend të dëshmojmë se jemi shtet, të dëshmojmë se kemi institucione legjitime të dala nga vota e popullit dhe mbi të gjitha të bëjmë as më pak, as më shumë sesa që bëjnë vendet tjera karshi Kosovës, tha Gërxhaliu.
Kreu i OEK-ut me ketë rast theksoi se ditëve te fundit prodhuesit vendor janë duke u ballafaquar me disa sfida te reja. Prodhuesit kosovar ditëve të fundit janë duke u ballafaquar me vështirësi ne eksportet ne Shqipëri dhe ne pengesa sa i parkete eksporteve te produkteve ushqimore ne tregun e Maqedonisë.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila tha se politikat që po zbatojnë këto shtete në raport me Kosovën, kanë përfitim afatshkurtër dhe janë në kundërshtim me rregullat për tregti të lirë.
Shtetet e Ballkanit që po tentojnë në mënyrë kaq të radikalizuar të mbrojnë tregjet e veta, po e bëjnë një gjë të tillë më tepër për një politikë ditore dhe një përfitim afatshkurtër e jo për një përparim afatgjatë për integrimin e rajonit, siç është duke synuar Kosova. Me politikën që janë duke ndjekur, po na shtyjnë që ne të aplikojmë masa adekuate ndaj prodhuesve të tyre, tha Kusari Lila.
Në takim me anëtarë të shoqatës së përpunuesve të drurit dhe atyre të tekstilit, ministrja theksoi se pakoja e re fiskale, që nënkupton lirimin nga dogana të lëndës së parë, par makinerinë dhe ambalazhin është pranuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe tani pritet vetëm konfirmimi i fundit nga këshilltarët e tyre fiskalë në Uashington.
Pasi nuk ka kundërshtime të natyrës të cilat mund të pengonin implementimin e kësaj pakoje, do të jemi dëshmitarë të zbatimin të saj brenda vitit 2012.
Ndryshe, përpunuesit e drurit dhe ata të tekstilit paraqitën një varg ankesash, sidomos për shkak të depërtimit në treg të mallrave huaja me bazë tatimore të ultë, qasjes në financimi të pafavorshëm etj.