25 Dhjetor 2024

Gërxhaliu: Kosova duhet bëjë çmos në përmirësimin e imazhit

Prishtinë, 13 dhjetor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka vlerësuar lartë rëndësinë e takimit të bizneseve nga Kosova dhe Asociacionit Biznesor Gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. 

“Kjo formë e komunikimit është e rëndësie të veçantë, është koha kur Kosova duhet bëjë çmos në promovimin e vlerave të veta në përmirësimin e imazhit dhe kjo formë e kontaktit te drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit të ketyre vendeve sidomos nga një vend mik siç është Gjermania, ka një rëndësi të veçantë”, ka thënë kryetari Gërxhaliu.

Shumë kush nga biznesmenët që janë sot në Kosovë janë për herë të parë ne vendin tonë dhe kjo është mundësia më e mirë që të vërehet që Kosova është shumë më e mirë nga brenda se sa që duket nga jashtë, ka thënë kreu i Odës.

“E veçanta e një takimi të tillë , përveç kontakteve te drejtpërdrejta ne mes të bizneseve që marrin pjesë në ketë takim është mundësi shumë e mirë për forcimin e partneritetit publiko privat”.

Gërxhaliu tha se ky është rast i mirë për informacione nga dora e parë pasi që në ketë takim janë përfaqësuesit e Administratës Tatimore, Doganave te Kosovës dhe informata nga dora e parë deh burimet e sakta kanë një peshë të veçantë dhe kjo mund të prodhon efekte konkrete, do të prezantoj Kosovën ndryshe dhe do te ketë efekte të shumëfishta pozitive. 

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernest Rejqell duke përshëndetur këtë takim dhe duke theksuar rëndësinë e takimeve të tilla ka thënë se produktet dhe ekonomia gjermane , produktet dhe shërbimet te cilat i ofrojnë kanë reputacion të shkëlqyeshëm.

“Këtu ne Kosovë ne gjermanet kemi një përparësi të veçantë të cilën e çmojmë, kemi shumë njerëz këtu qe flasin gjuhën gjermane . Nuk është befasi prandaj që Gjermania është eksportuesi numër dy në Kosovë. Ndërsa është në vendin e katërt të vendeve importuese nga Kosova”, ka thënë ambasadori Rejqell.

Duhet shtuar se niveli i importeve në Gjermani është ende i ulët, kap shumën prej 50 milion euro dhe ka shumë potencial i cili aktualisht nuk është shfrytëzuar, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

“Tregtia rajonale luan rolë të rëndësishëm. Kosova me një popullsi prej më pak se 2 milion banorë dhe relativisht një treg i vogël, mund të varet nga bashkëpunimi rajonal ekonomik. Prandaj është e nevojshme qëe vendet në rajon të promovojnë bashkëpunim më të gjithanshëm rajonal”, ka ambasadori Rejqell. 

Pas pjesës plenare të takimit u zhvilluan takimet B2B në mes të përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova dhe mysafirët nga Asociacioni Biznesor Gjerman nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)