Geithner kërkoi nga Kina të lejojë rritjen e vlerës së juanit
Washington, 4 maj - Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner i bëri thirrje Kinës të lejojë rritjen e vlerës së monedhës, ndërsa diplomatët e lartë nga të dy vendet u mblodhën në Pekin për bisedimet vjetore mbi çështjet ekonomike dhe të sigurisë.
Geithner i bëri thirrje Kinës të shpejtojë reformat e saj ekonomike. Ai pranoi se Kina ka lejuar rritjen e vlerës së juanit me rreth 13 për qind përkundrejt dollarit amerikan gjatë dy viteve të fundit. Por ai tha se një rritje më e madhe do të ishte në interesin afatgjatë të të dyja vendeve.
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar për një kohë të gjatë Kinën se ndërhyn në tregjet valutore për të ulur vlerën e juanit. Një vlerë më e ulët e juanit i bën mallrat kineze më të lira për blerësit e huaj, duke rritur eksportet e Kinës.