24 Dhjetor 2024

GDP në Eurozonë pëson rënie më shumë nga parashikimet

Bruskel, 5 dhjetor - Thellimi i krizës europiane të borxheve sovrane ka shtyrë ekonominë në Eurozonë në recesion më të thellë nga parashikimi i analistëve.

Ndërkohë që në zonën e rrezikut është futur ekonomia e tretë e Eurozonës, Italia, prodhimi i brendshëm bruto i të cilës parashikohet të bjerë me 1për qind në këtë tremujor.

Të dhënat më të fundit treguan se në nëntor ekonomia në bllokun me 17 anëtarë u tkurr për të tretin muaj në radhë.

Indeksi për nëntorin shënoi përmirësim në 47.0 pikë kundrejt 46.5 në Tetor por ky është muaji i tretë që indeksi është më pak se 50 pikë. Bazuar në të dhënat prodhimi i brendshëm bruto në bllokun e monedhës së

përbashkët, parashikohet të bjerë me 0.6 për qind për tremujorin e fundit të vitit dhe kjo është një vlerë më e keqe se parashikimet e analistëve.

Të dhënat janë publikuar në ditën e sotme që ka hapur edhe javën më të rëndësishme në historinë 12 vjeçare të monedhës së përbashkët.

Në fund të javës pritet të përcaktohet edhe fati i bllokut të monedhës së përbashkët.

Analistët e Markit thanë se ekonomitë kryesore të Eurozonës janë duke u tkurrur dhe riskojnë të hyjnë në recesion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)