Gazprom regjistroi rekordin e eksportit të gazit për 5 vjet
Moskë, 7 qershor - Eksporti i gazit nga kompania shtetërore ruse "Gazprom" ka arritur volumin 466 milionë metra kub në ditë, sasi kjo që u bë rekord i ditës për pesë vitet e fundit.
Që nga fillimi i qershorit furnizimet e kompanisë "Gazprom" jashtë vendit, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë rritur me 29%.
Rritja e furnizimeve lidhet me motin anomalisht të ftohtë për këtë periudhë të vitit në Evropë.