23 Dhjetor 2024

GAP prezanton efektet ekonomike të taksës ndaj Serbisë

Prishtinë, 12 maj - Instituti GAP organizon sot konferencën për media ku prezanton analizën “Taksa 100 %: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”.  

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksë 100% ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina ka ngjallur reagime të shumta politike.

Ndikimi i tij në tregti ka qenë i menjëhershëm. Brenda pesë muajve, importet nga Serbia shënuan një rënie prej 88%, kurse ato nga Bosnja u zvogëluan për 83%.

Por cilat shtete të tjera përfituan në vend të tyre? Dhe akoma më me rëndësi, çfarë po përfiton Kosova nga një vendim i tillë? A janë duke përfituar prodhuesit vendor? A ka pasur rritje të punësimit? Apo vetëm ngritje të çmimeve të konsumit dhe thëllim të varfërisë?

Në këtë konferencë për media, Instituti GAP do të prezantojë se cilat kanë qenë efektet ekonomike të taksës deri më sot dhe nëse një vendim i tillë duhet të vazhdojë për një kohë edhe më të gjatë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)