22 Dhjetor 2024

Gaddafi kritikon politikën tregtare të Bashkimit Evropian

Libi, 30 nëntor - Presidenti i Libisë Muammar el Gaddafi kritikoi në samitin BE-Afrikë politikën tregtare të Bashkimit Evropian.

Ajo nuk ka kontribuar në zhvillimin ekonomik të shteteve afrikane por ka pakësuar mirëqenien e tyre dhe ka dëmtuar ekonominë e tyre eksportuese, tha Gaddafi para pjesëmarrsve të 80 vendeve në Tripoli.

"Ne në Afrikë i kemi dy mundësi për të zgjedhur: bashkëpunimin me fqinjët dhe miqtë tanë evropianë mbi një bazë të barabartë pasi që ne jemi një kontinent i pasur, e kemi lëndë të parë, ne i kemi mundësitë, për çfarë tjetër na kanë kolonizuar më herët evropianët?! Por në rast se dështon bashkëpunimi ynë atëherë ne kemi mundësi të tjera sikurse vet evropianët. Afrika mund të orientohet në drejtim të Amerikës Latine, Amerikës Veriore, Kinës,Indisë apo Rusisë."

Më parë ai kishte kërkuar nga Bashkimi Evropian që të paguajë çdo vit nga pesë miliardë euro për sigurimin e bregdetit libian në luftë kundër migracionit ilegal. Bashkimi Evropian refuzoi kërkesën duke theksuar se qëndrojnë pas marrëveshjes së lidhur para disa javëve me të cilën Libisë i premtohen 50 milionë euro për sigurimin e kufurit. Sipas vlerësimeve të ndryshme për çdo vit deri në dy milionë refugjatë provojnë që nga Libia përmes Detit Mesdhe të arrijnë në Evropë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)