20 Prill 2025

Gacaferi depërton me sukses në treg

Prishtinë, 19 shtator - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu me rastin e vizitës në kompaninë Gacaferi, ku u prit nga pronari Naim Gacaferi me bashkëpunëtor dhe partnerin për blerjen e këtyre produkteve për tregun evropian Michele Gortan dhe Giovani Marino, theskosi se një përkushtim i tillë i përcjellurë me personalizëm dhe teknologji moderne është garancë e prodhimit kualitativ Made in Kosova dhe njëherit një dëshmi se vetëm me kualitet mund të eliminohen sfidat e eksportit kosovar.

\"Këtë angazhim dhe motivim që hasa sot në Kompaninë Gacaferi jam i mendimit se duhet të shërbejë si model edhe për kompani të tjera prodhuese vendore se gjithçka është e mundur fal punës, cilësisë së produkteve dhe promovimit të tyre profesional që është garancë për depërtim edhe në tregje të tjera evropiane\".

“Ky përkushtim është ajo çka i nevojitet Kosovës sepse vetëm me këtë mënyre mund të krijohen vende të reja të punës, të kontribuohet në buxhetin e konsoliduar të Kosovës, përmirësimit të bilancit të pagesave dhe mbi të gjitha në promovimin e produkteve Made in Kosova e përmes këtij promovimi të përmirësohet edhe imazhi i  vendit tonë”, theksoj Gerxhaliu.

Gacaferi theksoj se përkundër vështirësive me cilat ballafaqohet Kosova përkushtimi ynë është nga kompania Gacaferi të arrijmë të krijojmë një vlerë e cila do të jetë promovuese e prodhimit vendor, por mbi të gjitha do të ndikojë në rritjen e atraktivitetit të ndërmarrsisë kosovare dhe me siguri do të arrijmë që edhe skeptikët më të mëdhenj karshi Kosovës të i bindim se në Kosovë mund të bëhet afarizëm, mund të ketë prodhime kualitative që i plotësojnë kriteret dhe standardet e kërkuara si dhe të ruhet tradita e përpunimit të drurit në Kosovë që është mjaft e lashtë.

\"Kemi një traditë familjare me këtë aktivitete që nga viti 1957 dhe këtë traditë e kemi ruajtur dhe kultivuar me fanatizëm dhe atë vetëm fal orientimit në kualitet, inovacione, edukim dhe qasje profesionale të hulumtimit të tregjeve evropiane.\"

Për momentin kompania Gacaferri ka të punësuar afër 60 punëtor dhe në mënyrë indirekte bashkëpunojmë edhe më shumë partner të tjerë.

\"Orientimi ynë drejtë eksportit është prioritar sepse vërtetët investimet e bëra në kompaninë Gacaferi në aspektin tekniko-teknologjik dhe orientimi në cilësi janë garancë e suksesit në tregjet e jashtme edhe përkundër vështirësive ekonomike me të cilat Evropa ballafaqohet\", theksoi Gacaferi.

Përfaqësuesit e kompanive italiane dhe zvicerane për te cilat Gacaferi është duke prodhuar ishin vërtet të kënaqur dhe Michele Gortan e përshkruan vizitën e parë në Kosovë duke thënë për një dozë të shqetësimit që ka pasur në fillim pas kontakteve dhe vizitës në kompaninë Gacaferi.

\"Është krijuar një mirëbesim i paparë dhe sot me kënaqësi i ekspozojmë, i promovojmë dhe i shesim produktet Gacaferi si në tregun Italian, Zviceran, Gjerman e më tutje dhe me kënaqësi krahas interesit dhe profitit që e arrijmë në të njëjtën kohë  bëjmë edhe promovimin e produkteve Made in Kosova të prodhuara në kompaninë Gacaferi\", theksoj z.Gortan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)