G20: Sdo ketë zhvlerësim të monedhave
Moskë, 16 shkurt - Ministrat e Financave të G20-ës janë zotuar se do të përmbahen nga zhvlerësimi i monedhave, si kusht për të fituar përparësi ekonomike.
Takimi dyditor në Moskë ka përfunduar me komunikatën e përbashkët, e cila premton se shtetet anëtare të G20-ës do të përmbahen nga zhvlerësimi konkurrues, do të rezistojnë të gjitha format e proteksionizmit dhe do ti mbajnë tregjet hapur.
Ka pasur shqetësime se qeveritë mund të zhvlerësojnë monedhat e tyre për të gjeneruar rritje ekonomike.
Kemi dëgjuar shqetësime për monedhën dhe jo luftë për monedhën. Nuk kemi parë konfrontim, por dialog, diskutim... Është e qartë se ky takim i G20-ës në Moskë ka qenë jashtëzakonisht i dobishëm dhe i frytshëm në këtë drejtim, ka thënë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.
G20-ta përfshin vendet më të zhvilluara dhe më të industrializuara të botës.