G20 dështon në marrëveshjen mbi tregtinë e lirë
Munich, 18 mars - Ministrat e financave nga 20 fuqitë e botës dështuan në arritjen e një konsensusi për tregtinë e lirë dhe proteksionizmin përballë kundërvënies nga SHBA-ja.
Deklarata përfundimtare e dalë në fund të takimit të djeshëm nuk përfshinte referenca për promovimin e tregtisë së lirë dhe kundërshtimin e prektikave proteksioniste.
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble tha se ministrat nuk arritën dot një marrëveshje mbi proteksionizmin.
Por pavarësisht ndasive të thella, amerikanët nuk u izoluan, ata nuk ishin si të jashtëm, shtoi ai.
Në disa takime nuk mund të arrish të gjitha ato që dëshiron. Por kjo është diçka me të cilën mund të jetojmë, vazhdoi Schaeuble.
Ministrat e financave të G20-ës dhe bankat e tyre qendrore arritën disa marrëveshje përfshirë edhe rregullimin e tregjeve, luftën kundër financimit të terrorizmit dhe promovimin e zhvillimit ekonomik të Afrikës.