06 Janar 2025

Fuqizohet tregu Kosovë - Maqedoni- Bullgari

Prishtinë, 18 qershor - Aleanca Kosovare e Bizneseve ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Odën Ekonomike Maqedonase-Bullgare. Në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori i Maqedonisë në Kosovë Stojan Karjanov.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se  kjo do të jetë një marrëveshje e cila do të arrin të nxit bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe  dy shteteve. Kjo ishte një takim pune në vazhdën e përpjekjeve tona të përbashkëta dhe të jemi më konkurrencë në BE dhe ti rrisin shkëmbimet tregtare.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë janë të shkëlqyeshme pasi që Kosova, importon shumë prodhime nga Maqedonia, por njëkohësisht dhe eksporton prodhimet e saj dhe se eksporti me Maqedoninë është në rritje”, tha Shahini. Kosova, Maqedonia dhe Bullgaria, janë tri shtetet që kanë pasur një fqinjësi dhe marrëdhënie të mirë dhe duhet bërë politika që të lëvizim lirshëm dhe të ketë investime të përbashkëta në këto shtete.

“Afaristët nga Kosova, së shpejti do të investojnë  shumë miliona euro në Maqedoni dhe do të ndodh e kundërta që nga Maqedonia do të vijnë investitorë dhe Kosova do ti trajtoj sikur investitorët vendës”, tha Agim Shahini.

Sipas kreut të AKB-së përparësi në vendin tonë vazhdon të mbeten kapitali i pashfrytëzuar si pasuritë nëntokësore të minerareve të ndryshme dhe të cilat kërkojnë bashkë investime.

Ai shtoi se Kosova po e kalon edhe një problem atë të veriut që për rreth 14 vjet ka hasur në problem dhe vendi jonë është më i sigurti në rajon e më gjerë, ku pos Policisë së Kosovës janë edhe policia ndërkombëtare. E njëjta gjë ndodh edhe me gjyqësorin gjë të cilën shtetet tjera nuk e kanë.

“Disa kompani prodhuese të Kosovës eksportojnë prodhimet edhe në shtet e largëta dhe të cilat kanë prodhime cilësore”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së shtoi se Kosova për investitorët potencial, tha se si rezultat i politikave të favorshme për investitorët e huaj, shumë kompani të fuqishme nga Evropa dhe SHBA-të, tashmë kanë bërë plane që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

Sipas tij ky takim i parë është ndoshta në parim një hapë i vogël, por në të ardhmen do të ketë një qëllim të madh.  Në Kosovë ka hapësirë të mjaftueshme për investime..

Zore Temelkovski, president i Odës Ekonomike Maqedonase-Bullgare, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hapë i vogël do të shndërrohet në një hapë të madh dhe me përcjelljen e energjive pozitive zhvillimore.

“Duhet të thyhen barrierat ndërmjet Maqedonisë e Kosovës  dhe të përqafohen anët e mira të rajonit. Bizneset tona do të vijnë e investojnë në Kosovë.

Sipas tij rreth 400 milionë euro që janë  shkëmbime tregtare ndërmjet dy vendeve të rriten në një miliardë euro”, tha Temelkovski. Ai shtoi se duhet të hapen rrugët dhe të eliminohen e tejkalohen barrierat. Ai premtoi se do të ketë rezultate pozitive  dhe bashkëpunimi të rritet dhe qëllimi është që sa më shumë biznese të vijnë në Kosovë.         

OEMB-ja, ka bashkuar bizneset maqedonaso-bullgare që të bashkojnë Ballkanin dhe e ardhmja të sjell përfitime të përbashkëta.

Edhe prodhuesit nga Kosova paraqiten problemet e tyre që kanë gjatë eksportit në Maqedoni e Bullgari, duke kërkuar që ato barriera të transportit të eliminohen, sepse taksat janë shumë të lartë dhe të papërballueshme.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)