20 Prill 2025

Fuqia punëtore në Kosovë nuk bazohet në kërkesat e tregut të punës

Prishtinë, 23 korrik - Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, Teuta Danuza tha se Kosova është shumë prapa sa i përket promovimit të arsimit dhe aftësimit profesional. Sipas saj, në Kosovë fuqia punëtore nuk bazohet në kërkesat e tregut të punës. 
 
Ajo tha për RTK-në se Kosova ka nevojë për një fuqi punëtore që rrjedh nga arsimi dhe aftësimi profesional.

“Në Kosovë fuqia punëtore nuk bazohet në kërkesat e tregut të punës si dhe ka fuqi punëtore që nuk është kompetente as për kualifikimin që merr. Pikërisht për këtë korniza synon që përmes këtyre kualifikimeve të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e punës, duke e rregulluar tregun e punës në atë mënyrë që këto institucione të lëshojnë kualifikime që bazohen në kërkesat e tregut të punës, të dëshmojnë që ka nevojë për këtë kualifikim”, tha Danuza.

Të gjitha analizat dhe hulumtimet që janë bërë nga Komisioni Evropian, dhe strategjitë për 20 vitet e ardhshme, tregojnë se Evropa ka nevojë më shumë për nivelin 3, 4 dhe 5 të kornizës evropiane, tha drejtoresha Danuza, duke sqaruar se nuk është e nevojshme patjetër diploma universitare.

“Kosova ka nevojë për zhvillimin e nivelit të pestë.Në Kosovë kemi vetëm dy ofrues të nivelit të pestë që ka të bëjë me programe të shkurtra që bazohet në kompetencë”, theksoi Danuza.

Sivjet ka filluar zbatimi i Kornizës së Kualifikimeve, ku janë aprovuar kualifikimet e salduesit dhe asistentit administrativ të bazuara në shkathtësi dhe njohuri.

Korniza është një mekanizëm kombëtar që ka për synim të klasifikojë të gjitha kualifikimet që lëshohen në Kosovë, nga arsimi bazë deri te arsimi i lartë.

Në përgjithësi synimi i kornizës është që fuqia punëtore të jetë fleksibile, e aftë dhe kompetente, të konkurrojë jo vetëm në tregun vendor të punës, por edhe në atë ndërkombëtar.

Një ndër rolet kryesore të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve është edhe sigurimi i cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional.
/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)