Fuqia e naftës bie për 6 për qind
New York, 24 shtator - Nafta ra me më shumë se 6 për qind të vlerës së saj në New York, në kuadrin e një rënieje të bursave dhe të forcimit të papritur të dollarit, për shkak të një konstatimi pesimist të bërë nga banka qendrore e Shteteve të Bashkuara, vendi konsumator numër një i arit të zi.
Në New York Mercantile Exchange, fuçia e naftës "light sweet crude" për furnizimet e nëntorit përfundoi me 80,51 dollarë, në rënie me 5,41 dollarë ose 6,3 për qind në krahasim me një ditë më parë.