Fuqia blerëse në Kinë ulet në 50.1 për qind
Pekin, 2 gusht - Sipas të dhënave nga Qendra Statistikore për Sektorët e Shërbimeve e Kinës, në muajin korrik, treguesi i blerjeve shënoi 50.1 për qind, 0.1 për qind më pak se në muajin qershor, duke shënuar kështu nivelin më të ulët në tetë muajt e fundit.
Zëvendës kryetari i Federatës së Logjistikës dhe Blerjeve të Kinës, Cai Jin deklaroi se kjo është një ulje stinore dhe më vonë, ekonomia do të forcohet në mënyrë graduale.
"Presioni i tanishëm është ende prezent. Kërkesat janë të ulta dhe prodhimi është më shumë se kërkesat", thotë Cai.