Frika nga shpërthimi i virusit shtoi tronditjet nëpër bursa
New York, 6 mars - Fitimet nga bonot dhe aksionet ranë ndjeshëm të enjten, teksa frika për pasojat nga shpërthimi i virusit shtoi tronditjet nëpër tregje.
"Dow Jones" ra 3.6 për qind, "S&P 500" 3.4 për qind, kurse treguesi i përbërë i "Nasdaq" 3 për qind.
Aksionet e "United Technologies" ranë me 9 për qind dhe të "Boeing"-ut 8 për qind.
Fitimet nga bonot e thesarit patën një tjetër ulje rekord, teksa investitorët i futën paratë në investime me rrezik të ulët. Fitimet nga bonot e thesarit me maturim 10-vjeçar ranë 0.9 për qind.
Edhe bursat kryesore europiane patën rënie.