07 Janar 2025

Frankfurti të kthehet në qendër tregtare të monedhës kineze

Shën Petersburg, 7 shtator - Gjermania shpreson se Frankfurti, një fuqi financiare e vendit, do të kthehet në një qendër tregtare të monedhës kineze Renminbi.

Deklarata erdhi nga kancelaria gjermane Angela Merkel gjatë një takimi të premten me presidentin kinez Xi Jinping. Kancelaria shtoi se qeveria gjermane do të vazhdojë angazhimin e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare midis Kinës dhe Europës.

Nga ana e tij, presidenti kinez tha se Kina dhe Gjermania, duhet të thellojë bashkëpunimin dhe \"të shpejtojnë\" zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti kinez Xi Jinping e krahasoi zhvillimin e marrëdhënieve mes Kinës dhe Gjermanisë me ligjin e lëvizjes së lirë të Njutonit, gjatë takimit në samitin e G20-s.

Kina është duke ndërmarrë reforma për të rregulluar strukturën e saj ekonomie, tha Xi, duke shtuar se Pekini është i sigurt për realizmin e një zhvillimi konstant ekonomik.

Nga ana e saj kancelaria Merkel, tha se Gjermania shpreson për zgjerimin e bashkëpunimit me Kinën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)