Francë, mbi 1.000 pompa të benzinës mbetën pa karburant
Paris, 19 tetor - Më shumë se një mijë pompa të benzinës në Francë sot mbetën pa karburant pas protestave në vend kundër reformës pensionale.
Rreth 4.500 stacione prej gjithsej 12.500 të tillave gjenden në afërsi të qendrave tregtare ose supermarketeve dhe ato janë ndër më të frekuentuarat. Këto pompa shesin rreth 60 për qind të karburantit në vend.
Sipas kryetarit të importuesve të pavarur të karburantit gjendja në Bretanjë dhe në Francën Perëndimore është veçanarisht kritike, meqë pompat e benzinës ose grevojnë ose janë të bllokuara nga grevistët.