09 Janar 2025

Franca ndan 3.8 miliardë euro kundër terrorizmit

Paris, 30 prill - Presidenti francez Francois Hollande shpalli të mërkurën se Franca brenda 4 vjetëve të ardhshëm, do të shtojë në buxhetin e mbrojtjes 3.8 miliardë euro, për të përballuar gjendjen e re të sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit.

Ndërkohë, forcat ushtarake do të marrin pjesë rregullisht në operacionet për sigurinë brenda territorit të vendit.

Pas mbledhjes së kabinetit për çështjet e mbrojtjes, Hollande u shpreh se tani, Franca po përballon kërcënime të rënda brenda e jashtë vendit.

Duke marrë parasysh kërcënimet terroriste, Franca do të vazhdojë të marrë pjesë në operacionet ushtarake të autorizuara nga OKB-ja, si operacioni \"barchan dune\" në Sahara-Sahel të Afrikë, në Republikën e Afrikës Qendrore dhe në Irak, për të mbështetur zonat që kërcënohen nga terrorizmi dhe për të garantuar sigurinë e Francës.

Në fillim të këtij viti, Hollande deklaroi ngrirjen e programit për pakësimin e 7500 vendeve të punës në sektorin ushtarak, në vitin 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)