Franca ka rritur shitjet e armëve për 30 për qind
Paris, 23 nëntor - Sipas raportit të përvitshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, të publikuar të enjten në Paris, furnizimet me armë përtej kufirit i kanë sjellë thesarit të Francës 6,5 miliardë euro në vitin 2011, çka përbën 27 për qind më shumë se gjatë vitit të kaluar.
Ministri i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian, duke folur në një seancë në Asamblenë Kombëtare, tha se Franca \"mbetet në pesëshen e eksportuesve kryesorë në botë\".
Në fund të vitit të kaluar porositësit më të mëdhenj të armëve franceze ishin vendet e Azisë, të cilat përbënin 42 për qind të eksporteve.