24 Dhjetor 2024

Franca: Eurozona në mbrojtje të euros

Pekin, 15 shtator - BE-ja është ende ekonomia më e madhe në botë dhe ka themele të forta. Këto i tha më 13 shtator, në një konferencë shtypi në Pekin, ministri i Jashtëm francez Alain Marie Juppé.

Ai tha se vendet e BE-së kanë vendosur të marrin masat e nevojshme për të frenuar spekulimet e tregut dhe 17 vendet e Eurozonës janë të vendosura në mbrojtjen e euros dhe ekonomisë së Eurozonës.

Juppé shtoi se kriza e borxheve nuk cënon vetëm Evropën, por mbarë botën. Para shfaqjes së krizës në Evropë, SHBA-ja dhe Japonia vuajtën nga kriza e borxheve, prandaj vendet evropiane nuk janë të parët që ndikohen nga kriza.

Sipas statistikave nga Fondit Monetar Ndërkombëtar, deri në fund të marsit, përveç bankave greke, bankat gjermane mbajnë më shumë borxhe greke, me një vlerë prej 14.1 miliardë dollarësh.

Edhe bankat franceze kanë 13.4 miliardë dollarë borxhe greke. Për këtë arsye, njoftohet se agjencia ndërkombëtare e klasifikimit Moody ndoshta do të ulë klasifikimin e kreditit të bankave franceze, Bankës Societe Generale, Bankës së Parisit dhe Bankës Crédit Agricole. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)